KFOR

Search our content

KFOR  /  Media Center  /  Archive  /  News  /  2017  /  Supreme Allied Commander Europe visited Kosovo  /  Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë vizitoi Kosovën

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë vizitoi Kosovën


Sot më 21 korrik, Komandanti i KFOR-it, gjeneramajor Giovanni FUNGO priti Komandantin Supreme të NATO-s për Evropë, gjeneral Curtis M. SCAPARROTTI.

Komandanti i KFOR-it dhe stafi i tij njoftuan Komandantin Supreme për përmirësimin e situatës së tanishme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Ata nënvizuan rëndësinë e përkushtimit të vendosur, të drejtë dhe të paanshëm të KFOR-it në ruajtjen e mjedisit të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kosovë. Ai shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe dedikimin e trupave të KFOR-it. "KFOR-i luan rol të rëndësishëm në situatën stabile të sigurisë në mënyrë që të ofrojë kohë dhe hapësirë të nevojshme për përparim diplomatik”, tha Komandanti Suprem i NATO-s.

Përveç kësaj, gjatë vizitës së tij, gjeneral SCAPARROTTI mori pjesë në disa takime me udhëheqësit kyçë të Kosovës, me të cilët diskutoi rëndësinë e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Takimi i tij i parë ishte me Presidentin Hashim THAÇI në zyrën e tij, në Prishinë dhe nga aty, ai shkoi në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku u mirëprit nga garda e nderit dhe u takua me Komandantin e FSK-së, gjeneral Rrahman RAMA.

Gjatë vizitës së tij dyditore, Komandanti Suprem i NATO-s, i shoqëruar nga Komandanti i KFOR-it, pati gjithashtu edhe një takim të dobishëm me kryesuesit e UNMIK-ut, OSBE-së, BE-së dhe EULEX-it, si dhe me ambasadorët e shteteve të QUINT-it (Francë, Gjermani, Itali, Mbretëri e Bashkuar dhe Shtete të Bashkuara).

Gjenerali SCAPARROTTI përmbylli vizitën e tij me një konferencë për shtyp, në të cilën tha se "KFOR-i do të mbetet një forcë e fuqishme dhe e besueshme, e cila është në gjendje të kryejë misionin e saj për sa kohë që është e nevojshme”.

Search our content:

Address

KFOR HQ Pristina
Camp Film City
10000, Pristina
KOSOVO

Media Operations

Public Affairs Office
Camp Film City
10000, Pristina
KOSOVO