KFOR

Search our content

KFOR  /  Media Center  /  Archive  /  News  /  2017  /  KFOR and KSF started to build a Soccer Field  /  KFOR-i dhe FSK-ja filluan ndërtimin e një fushe futbolli në Runik

KFOR-i dhe FSK-ja filluan ndërtimin e një fushe futbolli në Runik


KFOR-i në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) realizoi një projekt humanitar me qëllim të promovimit të krijimit të objekteve të trajnimit në mbështetje të një ekipi shumë-etnik të futbollit në Runik të Komunës së Skënderajt.

Z. MEXHID, kryetar i OJQ-së "UJQ” kërkoi përkrahjen e KFOR-it dhe të komunës së Skenderajt dhe për më tepër gjetën donacione nga Zvicra për të arritur qëllimin.

Projekti do të përfundojë në tri faza dhe është i drejtuar për të ndërtuar një fushë futbolli në terren artificial. Faza e parë filloi sot me gërmimin dhe nivelimin e tokës. Detashmenti i Përbashkët Rajonal i KFOR-it- Qendër do të përcjellë dhe koordinojë punimet deri në fazën e fundit.

Donacionet e CIMIC-ut janë pjesë e iniciativave të kryera nga KFOR-i në favor të popullatës vendase të të gjitha etnive, në mënyrë të paanshme dhe me respektin më të thellë për kulturat e ndryshme dhe besimet fetare.

Search our content:

Address

KFOR HQ Pristina
Camp Film City
10000, Pristina
KOSOVO

Media Operations

Public Affairs Office
Camp Film City
10000, Pristina
KOSOVO