KFOR

Search our content

KFOR  /  Media Center  /  Archive  /  News  /  2017  /  NATO Deputy Assistant Secretary General for Operations visited KFOR  /  Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione vizitoi KFOR-in

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione vizitoi KFOR-in


19 qershor 2017 – Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, Shkelqësia e tij, John MANZA vizitoi selinë e KFOR-it, të hënën, më 19 qershor.

Gjatë vizitës së tij, Shkelqësia e tij John MANZA u prit nga Gjeneral-Major Giovanni FUNGO, Komandant i KFOR-it dhe u informua për zhvillimet e fundit mbi situatën aktuale të sigurisë dhe situatën socio-politike në Kosovë. Stafi i KFOR-it veçanërisht vuri në dukje rezultatet e rëndësishme të arritura nga KFOR-i për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes, duke mundësuar kështu zhvillimin e kushteve më të mira sociale dhe ekonomike për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Z. MANZA gjithashtu u takua me Ambasadorët e QUINT-it (Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë e Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara), si dhe përfaqësues të Komunitetit Ndërkombëtar në Kosovë. Gjatë këtyre takimeve, ata diskutuan rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimit të ndërsjellë midis Organizatave të Komunitetit Ndërkombëtar dhe Institucioneve në Kosovë, për të përmirësuar, nëpërmjet dialogut, stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme të Kosovës.

Search our content:

Address

KFOR HQ Pristina
Camp Film City
10000, Pristina
KOSOVO

Media Operations

Public Affairs Office
Camp Film City
10000, Pristina
KOSOVO