KFOR

KFOR  /  Media Center  /  Archive  /  News  /  2017  /  KOSOVO SECURITY STUDY DAY  /  KOSOVO SECURITY STUDY DAY   /  Dita e Studimit të Sigurisë së Kosovës

Dita e Studimit të Sigurisë së Kosovës


Rritja e një mirëkuptimi të ndërsjellë në lidhje me rolet, aftësitë dhe kapacitetet ndërmjet institucioneve të sigurisë në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të nivelit të sigurisë në të gjithë vendin.
Ky është qëllimi i "Ditës së Studimit të Sigurisë së Kosovës", që mbahet në kampin e KFOR-it, Film City, në Prishtinë sot, më 14 shkurt.

Takimi pëgjatë gjithë ditës do të përfshijë KFOR-in si dhe NALT (Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s), PK-në (Policia e Kosovës), EULEX-in (Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë), FSK-në (Forcat e Sigurisë së Kosovës) dhe është i fokusuar në misionet, strukturat organizative, procedurat e përbashkëta operacionale duke u nisur nga një pasqyrë e përgjithshme e nivelit të sigurisë në Kosovë.

Qëllimi i komandanit të KFOR-it, gjeneral-major Giovanni Fungo, është për të "përmirësuar mirëkuptimin dhe njohjen më të fortë ndërmjet institucioneve në lidhje me planifikimin e përbashkët, operacionet e përbashkëta dhe shkëmbimin e informacionit".

Fjalët hyrëse të komandanit të KFOR-it si dhe drejtorit të NALT-it, gjeneral brigade Dietmar Mosmann, janë në dispozicion në Facebook:
www.facebook.com/NATKFOR/.

Ngjarja gjithashtu mund të ndiqet në Twitter: twitter.com/NATO_KFOR

Search our content:

Address

KFOR HQ Pristina
Camp Film City
10000, Pristina
KOSOVO

Media Operations

Public Affairs Office
Camp Film City
10000, Pristina
KOSOVO