KFOR

Search our content

KFOR  /  Media Center  /  Archive  /  News  /  2017  /  KOSOVO SECURITY STUDY DAY  /  COM KFOR Remarks (VIDEO & Transcript)  /  Albanian Transcript

Albanian Transcript


1. Ne jemi sot këtu për të përmirësuar më tej mirëkuptimin e ndërsjellë në lidhje me rolet, aftësitë dhe kapacitetet që kanë të bëjnë me institucionet ofruese të sigurisë në Kosovë, për të përsosur sinkronizimin e përpjekjeve dhe për të lehtësuar aktivitetet e përbashkëta trajnuese.

2. Ngjarja e sotme përshtatet në kuadrin e linjave të bashkëpunimit të identifikuara së fundmi në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe vizitën e tij në institucionet në Kosovë.

3. Rritja e bashkëpunimit, ndërlidhjes dhe komunikimit është çelësi i suksesit. Kjo është e vetmja mënyrë për tu bërë më efektivë në luftën kundër shqetësimeve të përbashkëta të sigurisë si ekstremizmi fetar, terrorizmi, migrimi ilegal, krimi i organizuar dhe trazirat sociale.

4. Megjithatë, siguria mbetet një temë e ndërlikuar. Ajo përfshinë shumë fusha të cilat në të kaluarën ishin larg nga të qenit pjesë e saj, e që tani kërkon një qasje të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse për të trajtuar siç duhet të gjitha aspektet e saj.

5. Ngjarje e trajnimeve, ushtrimet, ditët e studimit, duke sjellë së bashku të gjithë ofruesit e sigurisë, paraqesin vendngjarje të mirë për të harmonizuar taktikat, teknikat dhe procedurat si dhe për të siguruar integrim më të mirë. Përsëritja e ardhshme e ushtrimit Shpata e Argjendtë do të jetë një mundësi tjetër e përsosur të trajnohemi dhe për të testuar përgatitjen tonë përpara sfidave të ardhshme.

6. Nga ana e NATO-s, KFOR-i dhe NALT, në nivele të ndryshme dhe fusha të ekspertizës, i ndihmojnë organizatat e sigurisë në Kosovë për të rritur më tej stabilitetin rajonal. Megjithatë, mbështetja e NATO-s në ngritjen e kapaciteteve të organizatave të sigurisë në Kosovë (si dhe ndërveprimin me institucionet në Kosovë) mbetet e mundur vetëm brenda mandatit aktual të FSK-së. Çdo devijim nga ky mandat do të impononte një rishikim të thellë të kontributit të KFOR-it dhe NALT-it në të gjitha format e mbështetjes, bashkëpunimit dhe përkushtimit.

7. Duke mbajtur këtë koncept kyç në mendje, përsëri uroj mirëseardhje të ngrohtë për të gjithë ju dhe ju inkurajoj që të keni një diskutim të frytshëm dhe të hapur, duke qenë i sigurt se kjo ngjarje do të mbajë përmirësime në përpjekjen e përbashkët për t’i ofruar Kosovës një ambient të qetë dhe më të sigurtë. 8. Trajnimi i përbashkët, shkëmbimi i informacionit, njohja mes institucioneve. Këto janë fjalët kyçe që e bëjnë moton e KFOR-it një mjet të fuqishëm ndryshimi.

9. Besimi dhe përkushtimi. T’i bëjmë realitet!

Search our content:

Address

KFOR HQ Pristina
Camp Film City
10000, Pristina
KOSOVO

Media Operations

Public Affairs Office
Camp Film City
10000, Pristina
KOSOVO