KFOR  /  Media Center  /  Archive  /  News  /  2017  /  COMKFOR met the new Minister of KSF  /  Komandanti i KFOR-it u takua me Ministrin e ri të FSK-së

Komandanti i KFOR-it u takua me Ministrin e ri të FSK-së


PRISHTINË -  Komandanti i KFOR-it, Gjeneral-Major Giovanni FUNGO vizitoi sot z. Rrustem BERISHA pas emërimit të tij si Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Me këtë rast Komandanti i KFOR-it falenderoi ish-ministrin Haki DEMOLLI për angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me KFOR-in dhe shprehu urimet e tij më të mira për z. BERISHA për detyrën e marrë e cila është mjaft kërkuese.

Në lidhje me transformimin eventual të ardhshëm të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës (KAF), z. BERISHA nënvizoi se kjo do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Komadanti i KFOR-i theksoi rëndësinë e mbajtjes së një bashkëpunimi efektiv dhe produktiv, në përputhje me mandatin e tanishëm të FSK-së.

Në këtë drejtim, Gjeneral Major FUNGO ia rikujtoi ministrit disa projekte relevante që do të ndërmerren në bashkëpunim midis KFOR-it dhe FSK-së për të rritur mbështetjen për të gjitha komunitetet në mbarë Kosovën.

Search our content:

Address

KFOR HQ Pristina
Camp Film City
10000, Pristina
KOSOVO

Media Operations

Public Affairs Office
Camp Film City
10000, Pristina
KOSOVO