KFOR  /  Media Center  /  Archive  /  News  /  2017  /  Archbishop MARCIANÒ visited KFOR   /  Argjipeshkëvi MARCIANO vizitoi KFOR-in

Argjipeshkëvi MARCIANO vizitoi KFOR-in


PRISHTINË - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni FUNGO, priti Shkëlqesinë e Tij Santo MARCIANO, Kryepeshkopin e Kishës Katolike Romake për shërbim ushtarak në selinë e KFOR-it.

Gjatë takimit të tyre, komandanti i KFOR-it dhe ordinari ushtarak folën për rolin e KFOR-it në mbështetjen e zhvillimit të trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kosovës pa dallim të besimit. Për më tepër, Gjeneral Major FUNGO shfrytëzoi rastin për të theksuar rëndësinë e pranisë së kapelanëve ushtarakë në mesin e ushtarëve.

Gjatë qëndrimit të tij, Shkëlqesia e Tij u takua me personelin italian të kampit Film City dhe në ditët në vijim, ai vizitoi ushtarët e vendosur në Grupin Luftarak Shumëkombësh Përëndim (MNBG-W) në Pejë dhe Karabinierët e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) në Prishtinë.

Të martën, më 5 shtator, ordinari ushtarak mori pjesë në Meshën Solemne për dedikimin e shenjtërisë së Shën Terezës së Kalkutës, të drejtuar nga i dërguari i posaçëm i Selisë së Shenjtë, Ekselencës së Tij Kardinali Ernest Simoni TROSHANI.

Kryepeshkopi MARCIANO përfundoi vizitën e tij të mërkurën, më 6 shtator. Ai vlerësoi punën dhe arritjet e rëndësishme të KFOR-it për gjithë këto vite.

Search our content:

Address

KFOR HQ Pristina
Camp Film City
10000, Pristina
KOSOVO

Media Operations

Public Affairs Office
Camp Film City
10000, Pristina
KOSOVO